ZYRTARE: Pensionohet Didier Drogba – Lajmi.net
ZYRTARE: Pensionohet Didier Drogba
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSport 9:26, 9 November 2018
Didier Drogba edhe zyrtarisht është pensionuar nga futbolli.

Ish sulmuesi i Chelsea, i ka dhënë fund karrierës së futbollist, me ndeshjen e fundit të zhvilluar në Amerikë në mëngjesin e sotëm sipas orës tonë lokale.

Drogba në ndeshjen e fundit të karrierës së tij, nuk arriti të ndihmonte skuadrën e tij Phoenix Rising të evitonte humbjen në finalen e Kupës në USL ndaj Lousville City.

Kjo ndeshje pak ka rëndësi në pasurimin e karrierës së gjatë të Drobas, i cili regjistron 679 ndeshje me 367 gola të shënuara.

40 vjeçari gjatë karrierës së tij ka fituar edhe një titull të Ligës së Kampionëve, katër tituj të Premierligës, katër tituj të FA Cup, e shumë tituj të tjerë me Galatasaray dhe me kombëtaren e tij, Bregun e Fildishtë./Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO