ZYRTARE: Pensionohet Artan Latifi

Portieri Artan Latifi me anë të një letre drejtuar skuadrës së Dritës, ka bërë të ditur se do të pensionohet në fund të sezonit.

Sport

10/03/2017 19:04

Ai përmes një letre të gjatë, ka dhënë shumë arsye për pensionimin e tij.

Letra e Artan Latifit:

Letër drejtuar klubit nga kapiteni Artan Latifi.

Po e nisi këtë letër duke i’a drejtuar klubit ku u rrita, u zhvillova dhe dhashë gjithqka nga vetja që t’a prezantoj në mënyrën më të mirë të mundshme, klubit ku ma dha mundësinë t’a tregoj talentin që pata, pra Dritës, Dritës që e kam Dritë të syve.

Unë si kapiten i skuadrës jam munduar gjithmonë të jap maksimumin nga vetja, të bëj punën qe di t’a bëj më së miri, të mbaj skuadrën e unifikuar dhe të kontriboj në diciplinë dhe detyrat që obligohem nga trajneri.

Në të gjitha rastet gjatë gjithë karrieres jam munduar të jem sa më racional në vendimet që marr, ashtu mendoj edhe në këtë rast.

Duke parë situatën e përgjithshme në klub, investimet e shumëta, kushtet e mira të ofruara nga kryesia dhe në të njejtën kohë krizën e madhe të rezultateve kam vendosur të reflektoj dhe të marr përgjegjësitë që më takojnë edhe mua.

Unë kam vendosur t’i jap fund karrieres time futbollistike duke dashur t’i falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët gjatë gjithë kësaj periudhe të gjatë kohore, veçanarisht tifozët më të mirë në trojet shqiptare “Intelektualët” të cilët fanelës së Dritës i japin kuptim dhe e bëjnë të peshoj shumë ma rënd se sa disa mendojnë.

Ky vendim vjen si pasojë e përgjegjësisë morale që kam dhe vullnetit që kam t’a shoh Dritën më mirë.

Konsideroj se çdo ndryshim brenda klubit mund të jetë faktor për t’a ndryshuar ndoshta edhe fatin që ka kohë që n’a ka kthyer shpinën.

Punët që i kam nisur asnjëherë nuk i kam lënë në gjysmë, karriera ime përfundon “de jure” në fund të këtij edicioni, sepse në rast të lëndimeve ose gjanave negative që uroj të mos ndodhin, do të jem në gjendje të hyj prap në fushë vetëm e vetëm të mos mbetet Drita keq.

Jam shumë i emocionuar sepse kaluam shumë kohë bashkë, t’a lësh klubin ku kalova pjesën më të madhe të jetës nuk është fare e lehtë.

Mirëpo kjo ndarje e imja do të jetë vetëm nga fusha e gjelbërt sepse gjithmonë dhe në çdo kohë do të jem i gatshëm të kontriboj në avancimin e futbollit kosovarë nê mënyra të tjera.

Qyteti i jonë e ka konfirmuar shumë herë që jo rastësisht e ka epitetin e qytetit të sportit, jam krenar që jam sportist i këtij qyteti.

Jam falenderues për të gjithë qytetarët që gjithmonë më përkrahën, tani po më kujtohen të gjitha fjalët e mira, lavdatat por edhe këshillat e thumbimet që vinin nga ta.

Nuk është e lehtë të jesh portier sepse përgjegjësia është e jashtëzakonshme dhe në dy duar është barra e gjithë skudrës.

Jam shumë krenar që u rrita në këtë frymë sportive ku njihet dhe vlerësohet futbolli.

Familja ime është faktori që une jam këtu ku jam, secili futbollist e di shumë mirë që harmonia familjare dirigjohet nga gjendja e klubit ku je, më së miri e kuptojnë ata që kanë lidhje emocionale me klubin ashtu qysh kam edhe unë.

Drita është e pandashme dhe e përjetshme!

Klubi është përditëshmeri, pjesë e pa’ndashme e jetës.

Gëzimet, festat, pikëllimet dhe problemet që kishin i ndanim bashkë.

Kushtet e futbollit në Kosovë nuk na kanë lejuar të punojmë si profesionist të vërtetë, sepse të punosh në mënyrë profesionale duhen mjetee e burime profesionale.

Kjo ka ndikuar që të sakrifikojmë shumë, të derdhim djersë vetëm e vetëm t’a shfaqim këtë dhunti që n’a fali Zoti.

Jam shumë i lumtur që po e përfundoj karrierën në këtë mënyrë, ku organizimi i mirë i klubit dhe serioziteti i donatorëve është garancë që një ditë do të shpërblehet mundi i të gjithë atyre që kontribuan dhe nuk kursyen asgjë për Dritën.

Dëshiroj që në fund t’i falenderoj të gjithë ata që më ndihmuan gjithashtu edhe klubet që kam mbrojtur ngjyrat e tyre : KF Kek-u, KF Besiana dhe KF Hysi.

Shpresoj dhe uroj t’a shohim Dritën aty ku e meriton !

Faleminderit juve, Intelektual…Drita do të bëhet!/Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6