ZYRTARE: Pato transferohet në Kinë (FOTO)

Alexandre Pato është futbollisti i radhës që lë Evropën për Superligën e Kinës.

Sport

28/01/2017 18:25

Sulmuesi brazilian është larguar nga Villarreal, duke pranuar ofertën e skuadrës nga Kina, Tianjin Quanjian.

Te Tianjin Quanjian, Pato për trajner do të ketë ish mbrojtësin e Italisë, Fabio Cannavaro, përcjell lajmi.net.

Pato 27 vjeçar, te Villarreali ishte transferuar vitin e kaluar, dhe në 14 paraqitje ka arritur të shënoi dy gola.

Ai në karrierën e tij ka veshur edhe fanellat e Milanit dhe Chelsea.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6