ZYRTARE: Pato nënshkruan me klubin e ri

Alexandre Pato do ta vazhdojë karrierën në La Liga te Villarreali.

Sport

27/07/2016 16:38

Villarreali e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit brazilian Alexandre Pato nga Corinthians.

Pato ka nënshkruar me “nëndetësen e verdhë” për katër vitet e ardhshme, ndërsa do të prezantohet me 1 Gusht.

Braziliani qëndroi i huazuar te Chelsea në gjashtë muajt e fundit, por dështoi të linte gjurmë te klubi londinez.

Sipas raportimeve të ndryshme, Villarreali i ka paguar 3 milionë euro për 60% të kartonit e Patos ndërsa 40% mbeten pronë e futbollistit.