ZYRTARE: Nuk u kualifikuan në Botëror, Kombëtarja shkarkon trajnerin

.

Sport

12/10/2017 17:30

Gordon Strachan ka lënë detyrën e tij si menaxher i Skocisë nga “pëlqimi i përbashkët”, katër ditë pasi skuadra nuk arriti të kualifikohej për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Vendimi, i marrë në bashkëpunim me bordin e Shoqatës së Futbollit skocez, do të thotë se Strachan 60-vjeçar lë një punë që mori në janar të vitit 2013.

Gjithashtu largohet edhe asistenti i tij Mark McGhee.

“Në emër të bordit unë do të doja të falënderoj Gordon për shërbimin e tij të shkëlqyer për ekipin kombëtar”, tha shefi ekzekutiv i Federatës Skoceze, Stewart Regan.