ZYRTARE: Neymar – PSG, vjen lajmi i madh nga Barcelona (FOTO)

Neymar nuk do të transferohet në PSG.

Sport

18/07/2017 07:02

Sekretari teknik i Barcelonës, Robert Fernandez ka mohuar spekulimet se Paris Saint-Germain është i gatshëm të paguajë dëmshpërblimin në kontratën e Neymarit me gjigantin katalan.

Ai ka theksuar se asnjë klub nuk është i gatshëm të paguajë dëmshpërblimin e ndonjë prej futbollistëve të Barcelonës.

“Asnjë futbollist, për asnjë futbollist nuk do të paguajnë dëmshpërblimin”, deklaroi ai në një konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

Neymar edhe në të kaluarën ishte kërkuar nga PSG. /Lajmi.net/