ZYRTARE: Newcastle vendos për Benitezin (FOTO)

Rafael Benitez nuk do të largohet nga Newcastle United, përkundër faktit që kjo skuadër ka rënë në Championship.

Sport

25/05/2016 19:42

Newcastle United ka konfirmuar se Rafael Benitez do të vazhdojë të jetë trajner i skuadrës.

Spanjolli ka nënshkruar kontratë të re, e cila do ta mbajë atë në St James’ Park deri në vitin 2019.

Benitez iu bashkua Newcastles në mars, por dështoi t’i shpëtonte ata nga rënia prej Premierligës.