Zyrtare: Në Serbi shkohet pa tifozë

Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se Shqipëria do të udhëtojë në Serbi pa tifozët e saj, për të zhvilluar ndeshjen kualifikuese të Euro 2016.

Sport

12/10/2014 14:15

Federata Shqiptare e Futbollit, ka konfirmuar se kombëtarja do të udhëtojë në Serbi pa tifozë, në bazë të rekomandimeve të ardhura nga UEFA.

UEFA gjatë ditës së shtunë, ka dërguar një letër në FSHF, ku është vendosur që ndeshja e 14 tetorit në Beograd ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, të zhvillohet pa praninë e tifozëve tanë.

Në mënyrë të njëjtë, do të veprojë edhe Federata Serbe, me tifozët e saj në Elbasan, të cilët gjithashtu nuk do të jenë të pranishëm në stadium.

Ndeshja e djeshme e zhvilluar në Elbasan Arena ndërmjet Shqipërisë dhe Danimarkës, ka përfunduar me barazim 1-1. Momentalisht kombëtarja jonë posedon 4 pikë në Grupin I, kundrejt Serbisë e cila ka vetëm një të tillë.