ZYRTARE: Navas mungon në Copa America

Portieri i Kosta Rikës dhe Real Madridit, Keylor Navas do të mungojë në Copa America për shkak të një lëndimi.

Sport

31/05/2016 09:10

Keylor Navas do të mungojë në Copa America pas një dëmtimi në thembër.

Portieri i Kosta Rikës dhe Real Madridit ka pësuar përsëritje të lëndimit nga dueli i xhiros së parafundit në La Ligë kundër Valencias.

Andaj, ai nuk do të jetë në gjendje t’i nfirmojë Kosta Rikës në garën e rëndësishme, përcjell “Lajmi.net”.

Portieri i Deportivo Saprissa, Danny Carvajal është ftuar si zëvendësim për Navasin.

Kosta Rika në takimin e parë ndeshet me Paraguain më 4 qershor.

Kurse, në Grupin A janë edhe Shtetet e Bashkuara dhe Kolumbia.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.