Zyrtare: Napoli transferon Reinan

Bayern Munich ka konfirmuar se Pepe Reina është larguar nga skuadra e tyre dhe është transferuar te skuadra italiane, Napoli.

Sport

23/06/2015 17:52

Bayern Munich ka konfirmuar se portieri Pepe Reina është transferuar në mënyrë zyrtare te skuadra e Napolit.

Reina ka mbëritur në Itali para disa orëve ku dhe i ka kryer me sukses testet mjekësore te skuadra e Napolit duke nënshkruar kështu kontratë zyrtare për këtë transferim.

Reina është transferuar te Bayerni gjatë verës së kaluar ku ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, por nuk ka arritur të fitojë një vend në formacionin bazë të skuadrës dhe kështu është larguar për tek Napoli.