ZYRTARE: Nagatomo nënshkruan me klubin e njohur evropian

Inter komunikon arritjen e marrëveshjes me Galatasarayn për transferimin përfundimtar të Yuto Nagatomo.

Sport

30/06/2018 12:02

Yuto Nagatomo është zyrtarisht futbollist i ri i Galatasarayt.

Mbrojtësi japonez ka kompletuar transferimin nga Inter te klubi i njohur nga Turqia.

“Inter komunikon arritjen e marrëveshjes me Galatasarayn për transferimin përfundimtar të Yuto Nagatomo. Pas 8 sezonesh, 213 paraqitjesh dhe 13 golave në Inter, mbrojtësi japonez bëhet gati për të kaluar një aventurë të re në Turqi”, thuhet në njoftimin nga klubi i Nerazzurrëve, përcjell “lajmi.net”.

Nagatomo në edicionin e kaluar ishte pjesë e Galatasarayt duke shkëlqyer gjatë periudhës së huazimit që u përcoll me blerjen e tij nga Inter. /Lajmi.net/