ZYRTARE: Muriel rikthehet në Serie A

Luis Muriel do të rikthehet në Serie A.

Sport

01/01/2019 18:23

Sulmuesi kolumbian në pjesën e dytë të këtij sezoni, do të vesh fanellën e Fiorentinës në Serie A.

Skuadra e Fiorentinës ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Sevillan për huazimin e Muriel, me të drejt blerje në fund të sezonit.

Muriel do të jetë nesër (e mërkurë) në Firence, ku do t’u nënshtrohet testeve mjekësore.

Me transferimin e Muriel te Fiorentina, Milan humb garën për 27 vjeçarin, që në të kaluarën në Serie A ka veshur edhe fanellat e Sampdoria dhe Udinese./Lajmi.net/