Zyrtare: Munishi, trajner i ri i Hajvalisë

Ismet Munishi është trajner i ri i Hajvalisë. Klubi nga Superliga e Kosovës në futboll ka shkarkuar Synaj Keçin duke e zëvendësuar me kampionin e edicionit të kaluar.

Sport

28/11/2014 20:19

Ismet Munishi do ta drejtojë Hajvalinë.

Strategu kampion i edicionit të kaluar me Llamkos Kosovën, ka gjetur një angazhim të ri, duke e zëvendësuar Synaj Keçin, i cili u shkarkua nga detyra.

“Kemi biseduar me disa trajnerë, por bisedimet konkrete janë kryer me Ismet Munishin, me të cilin kemi gjetur gjuhë të përbashkët dhe ai është emëruar kryetrajner për 6 muajt e ardhshëm”, tha për gazetën “Zëri”, drejtori i Hajvalisë, Xhavit Pacolli.