ZYRTARE: Mungon ndaj Atletico Madridit

Rafinha Alcantara nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit ndaj Atletico Madridit.

Sport

11/04/2016 12:53

Barcelona do të jetë pa mesfushorin Rafinha, në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit.

Reprezentuesi brazilian që u rikthye javën e kaluar pas shtatë muajsh jashtë fushave, do të mungojë për shkak të një ngarkese në muskulin e këmbës së majtë.

Atletico dhe Barcelona e zhvillojnë ndeshjen e kthimit të mërkurën në Vicente Calderon, përderisa përballja e parë në Camp Nou përfundoi 2:1 në të mirë të katalunasve.