Zyrtare: Mourinho-Siria, vjen përgjigja

Mourinho nuk do të jetë trajneri i ardhshëm i Sirisë dhe shkak për këtë duket se është bërë paga shumë e lartë që ai i ka kërkuar përfaqësuesve të federatës.

Sport

07/04/2016 19:45

Pak ditë më parë mediat ndërkombëtare publikuan një shkresë zyrtare që Federata e Futbollit të Sirisë i dërgoi ish-trajnerit të Chelseat, shkruan “Panorama”.

Këtij të fundit iu ofrua posti i trajnerit në mënyrë që në këtë kohë krize dhe lufte që po kalon vendi, kombëtarja të kishte një mundësi për t’u kualifikuar në botërorin e ardhshëm.

Por sipas ‘Associated Presse’, kjo gjë nuk do të jetë e mundur. Sipas përfaqësuesit të federatës siriane Muwaffaq Jumaa, Mourinho nuk do të shkojë në kombëtaren siriane.

“Nuk kemi resurset e nevojshme në nivel ekonomik për të kënaqur kërkesat e tij”,-ka thënë Jumaa. A

ktualisht, Siria ndodhet në vendin e 123 në renditjen e FIFA-s. Vendi po kalon një periudhë të vështirë për shkak të luftës civile. Mijëra refugjatë i janë drejtuar vendeve të Bashkimit Evropian si një mundësi shprese. Mediat ndërkombëtare raportojnë në se si pasojë e luftës kanë humbur jetën mbi 250 mijë persona.