ZYRTARE: Mourinho në Man Utd

Jose Mourinho është emëruar menaxher i ri i Manchester United.

Sport

27/05/2016 10:53

Jose Mourinho ka nënshkruar kontratë trevjeçare në postin e menaxherit të Manchester United.

Ai ka zëvendësuar Louis van Gaal i shkarkuar dy ditë pas triumfit në FA Cup.

“Të emërohem menaxher i Manchester United është një nder special”, deklaroi Mourinho për faqen zyrtare të klubit, përcjell “Lajmi.net”.

“Është një klub i admiruar anembanë botës, ekziston një joshje dhe romancë rreth tij që asnjë klub nuk mund t’i afrohet. Gjithmonë kam ndjerë një lidhje me Old Trafford, stadium i shumë kujtimeve të rëndësishme në karrierën time. Po ashtu, gjithmonë kam pasur një raport me tifozët e United. Andaj, mezi pres të filloj punën si menaxher i tyre dhe të gëzoj mbështetje të mrekullueshme në vitet e ardhshme”, u shpreh ai.

Mourinho ka qenë pa punë prej shkarkimit nga posti i menaxherit të Chelseas në dhjetor.