Zyrtare: Motorola tani i përket kompanisë Lenovo

Lenovo tha sot se ka përfunduar blerjen e Motorola Mobility, duke fituar një pikëmbështetje në dyqanet e SHBA-së.

Auto & Tek

31/10/2014 20:57

Sipas marrëveshjes, Lenovo do t’i paguajë Google një shumë prej $2.91 miliardë, duke përfshirë $660 milion në para të gatshme dhe $750 milion në pajisje të Lenovo të lansuar rishtazi.

Shuma e mbetur prej $1.5 miliardë do t’i paguhet Google në formën e një premtimi tre vjeçar. Përderisa Lenovo merr biznesin e pajisjeve celulare Motorola, Google do të mbajë patentën e portofolit, transmeton Lajmi.net.

Transferimi i Motorolas tek Lenovo nga Google shënon fundin e një kapitulli të shkurtër të shitësit të mirënjohur për celularë. E kredituar me shpikjen e telefonit celularë, Motorola kishte pësuar shumë rënje gjatë disa viteve të fundit, pasi që pajisjet e Samsung dhe Apple u bënë më të suksesshme.

Sipas Google, Motorola ka rafinuar produktin e saj portofol për vetëm disa pajisje, dhe ka zhvilluar një fokus në celularët e saj Moto G dhe Moto E.