ZYRTARE: Moses në Stoke City

Victor Moses është përforcimi më i ri i Stoke Cityt. Futbollisti nigerian u largua nga Chelsea, për t’u huazuar tek skuadra tjetër e Premierligës, ku do të ketë më shumë hapësira.

Sport

16/08/2014 17:44

Victor Moses është larguar nga Chelsea. Në pamundësi për të gjetur më shumë hapësira në ekipin e Jose Mourinhos, futbollisti nigerian vendosi të largohet nga Stamford Bridge, për të luajtur më shumë.

Dhe, ai e gjeti menjëherë ekipin e ri, duke u transferuar në Stoke City. Lajmin e kanë konfirmuar ‘Potters’ përmes profilit të tyre zyrtar në rrjetin social, Twitter.

Në fakt, Moses shkon në Stoke City në formë huazimi, por mund të qëndrojë aty për një periudhë më afatgjate.