Zyrtare: Montoya do të largohet nga Barcelona

Mbrojtësi Martin Montoya, nëpërmjet një komunikate të publikuar nga menaxheri i tij, Juan de Dios Carrasco, ka konfirmuar vendimin për t’u larguar nga Barcelona gjatë janarit.

Sport

11/12/2014 22:20

Lamtumirë Barcelonë. Nëse ende nuk është zyrtare, mungon të hapet afati kalimtar i janarit.

Martin Montoya ka vendosur të largohet nga Camp Nou, duke kërkuar një skuadër të re gjatë dimrit. Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i tij, Juan de Dios Carrasco.

“Vendimi i futbollistit është për t’u ndarë nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit. Duke filluar nga tani, të gjitha klubet e interesuara mund t’i fillojnë kontaktet për transferimin e tij”, thuhet në komunikatën e publikuar nga agjencia “EFE”, që përfaqëson Montoyan.

Juventus në Serie A dhe Liverpool në Premierligë janë dy prej opsioneve më të mundshme për Montoyan.

Mbrojtësi nuk kishte të ardhme në Barcelonë pas ardhje së Luis Enriques në postin e trajnerit.