Zyrtare: Monaco transferon El Shaarawyn

Skuadra e Monacos ka konfirmuar në mënyrë zyrtare transferimin e sulmuesit të Milanit, Stephan El Shaarawy.

Sport

13/07/2015 20:40

Sulmuesi i Milanit, Stephan El Shaarawy është lojtar i ri i skuadrës franceze, Monaco.

Lojtari ka kryer testet mjekësore disa orë më parë gjatë ditës së sotme me skuadrën franceze.

Dhe, ai sapo ka nënshkruar kontratë zyrtare me Monacon, ku ka zgjedhur të vesh fanellën me numrin në nder të Kakas, i cili e mbajti këtë numër te skuadra e Milanit.