ZYRTARE: Monaco merr vendim për Lemarin

Monaco ka përjashtuar mundësinë e largimit të Thomas Lemar, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Sport

30/01/2018 10:19

Nënkryetari i Monacos, Vadim Vasilyev ka përjashtuar mundësinë e largimit të Thomas Lemar, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Reprezentuesi francez ka zgjuar interesim nga Liverpool e Arsenal.

Por, Monaco nuk do ta negociojë shitjen e tij në ditët e fundit të afatit kalimtar dimëror, përcjell “lajmi.net”.

“Lemar do të mbetet në Monaco, 100 për qind, së paku deri në fund të këtij sezoni”, u shpreh Vasilyev. /Lajmi.net/