Zyrtare: Milani huazon Bocchettin

Skuadra e Milanit ka kompletuar në mënyrë zyrtare huazimin e mbrojtësit të Spartak Moskës, Salvatore Bocchettin.

Sport

28/01/2015 17:07

Milani ka kompletuar transferimin e Salvatore Bocchettin në formë huazimi nga skuadra ruse, Spartaku i Moskës.

Mbrojtsi 28 vjeçar është transferuar te Rubin Kazani nga Genoa në vitin 2010 para se të bashkohej me Spartakun në janarin e vitit 2013.

Sidoqoftë, ai ka dështuar të tregojë vetën e tij në Rusi. Tashmë ai ka vendosur të provojë aventurën e tij të re me skuadrën e Milanit.