ZYRTARE: Milan transferon Biabiany

Jonathan Biabiany është përforcimi më i ri i Milanit. Klubi rosoner e ka konfirmuar lajmin nëpërmjet llogarisë në rrjetin social Twitter.

Sport

01/09/2014 18:47

Tashmë është zyrtare. Ylli i skuadrës së Parmës, Jonathan Biabiany është lojtar i skuadrës së Milanit.

26 vjeçari është përfolur shumë gjatë këtij afati kalimtar veror. Atë e ndiqnin edhe ekipe si Inter e Juventus, por në fund ai kaloi tek Milan.

Detajet e transferimit akoma nuk janë bërë të ditura dhe pritet të mësohen gjatë orëve në vijim.