ZYRTARE: Milan prezanton përforcimin e ri

Alen Halilovic edhe zyrtarisht është lojtar i Milanit.

Sport

07/07/2018 16:22

Talenti kroat që dikur cilësohej si pasues i Messit te Barcelona, karrierën do ta vazhdojë te Milani në Serie A.

Janë rossonerët që në faqen zyrtare të klubit kanë njoftuar transferimin e 22 vjeçarit kroat.

Halilovic me Milanin ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2021.

Kujtojmë se kroati te Milan transferohet nga Hamburgu, ndërsa sezonin e fundit e kaloi i huazuar te Las Palmas./Lajmi.net/