ZYRTARE: Milan ‘përjashton’ Bonuccin dhe Biglian (FOTO)

Leonardo Bonucci dhe Lucas Biglia nuk do të jenë në ekipin e Milanit për Europa League.

Sport

22/07/2017 14:18

Drejtori i Milanit, Marco Fassone ka bërë të ditur se dy përforcimet e reja, Leonardo Bonucci dhe Lucas Biglia nuk janë përfshirë në listën e ekipit për Europa League.

Edhe pse konsiderohen si dy prej blerjeve më të mëdha për sezonin e ri, ata nuk do të luajnë në edicionin e ardhshëm në Evropë.

“Në listën e Milanit për UEFA, nuk do t’i gjeni emrat e Bonuccit dhe Biglias”, deklaroi Fassone për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

“Bëhet fjalë për probleme teknike”, theksoi ai. /Lajmi.net/