Zyrtare: Milan ofron 25 milionë euro për këtë futbollist

Milan ka ofruar 25 milionë euro për transferimin e mbrojtësit të Romës, Alessio Romagnoli. Por, oferta është refuzuar nga “Giallorossët”.

Merkato

14/07/2015 14:08

“Milan Channel” ka bërë të ditur se klubi ka ofruar 25 milionë euro për transferimin e mbrojtësit të Romës, Alessio Romagnoli.

Por, oferta është refuzuar nga klubi rival.

“Roma ka refuzuar ofertën e Milanit me vlerë prej 25 milionë eurosh për transferimin e mbrojtësit Alessio Romagnoli”, thuhet në njoftim.

“Milan ka dashur ta ketë futbollistin në ekip për turneun në Kinë. Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që të ketë zhvillime të reja”.

Trajneri i ri i Milanit, Sinisa Mihajlovic kërkon Romagnolin për të përforcuar repartin defanziv.