ZYRTARE: Milan nuk është i kinezëve, tani ka pronar të ri

Elliott është plotësisht i vetëdijshëm për sfidën dhe impenjimin që vjen për të qenë pronarë të institucionit kaq të rëndësishëm.

Sport

11/07/2018 11:57

Tashmë është zyrtare. Milani nuk është më në pronësi të Yonghong Lee por ka kaluar në duart e fondit amerikan Elliott. Një lajm i madh ky për të gjithë tifozët kuqezinj të cilët presin që klubi të dalë nga errësira në të cilin e kishin futur kinezët. Elliot do të kërkojë blerës të rinj për Milanin ndërkohë që menjëherë ka shtuar kapitalin e klubit me 50 milionë euro.

“Pronësia dhe kontrolli i holding (kompanisë) që zotëronte mazhorancën e kapitaleve sociale të AC Milanit janë transferuar te fondi i administruar nga Elliott Advisors (UK) Limited (“Elliott”).  Ky transferim ka ndodhur në përfundim të skadencës së shlyerjes së detyrimeve financiare të pronarit paraardhës të Milanit karshi Elliott, që sipas klauzolës dhe kontratave, ka marrë garanci pikërisht klubin.Tani që ka marrë kontrollin, vizioni i Elliott për Milanin është i qartë: të krijojë stabilitet financiar dhe administrimi; të arrijë suksese në kohëzgjatje për Milanin duke nisur nga bazat, duke siguruar që klubi të kapitalizohet në mënyrë të përshtatshme; të ndiqet një model operativ i mbështetur dhe që të respektojë rregullat e UEFA-s në FFP.

Elliott është plotësisht i vetëdijshëm për sfidën dhe impenjimin që vjen për të qenë pronarë të institucionit kaq të rëndësishëm. Elliott nuk është vetëm e nderuar që të mbështesë klubin gjatë këtij momenti të vështirë, por edhe për sfidën e arritjes së objektivave ambiciozë në të ardhmen, nëpërmjet suksesit në fushë nga ana e trajnerit Gatuzo dhe lojtarëve.

Si masë të parë, Elliott ka ndër mend që të shtojë 50 mln euro për të rritur buxhetin në administrim, planifikon që të sjellë, me kohë, edhe kapitale të tjera për të financuar rritjen e Milanit, transmeton “SS”.

Pol Singer, themeluesi i Elliott Management Corporation, deklaroi: “Mbështetje financiare, stabilitet dhe një supervizion i përshtatshëm janë të nevojshme për suksesin në fushë dhe për një eksperiencë në nivel ndërkombëtar. Elliott nuk i pritet të përfshihet në këtë sfidë dhe të realizojë objektivat, duke e kthyer Milanin në elitë, ku edhe i takon. Elliott beson shumë që ka mundësi të krijojë vlera mbi AC Milanin”.

Elliott Management Corporation drejton dy fonde që në sasi zotërojnë 35 miliardë euro asete”.