ZYRTARE: Mesut Ozil largohet nga Kombëtarja e Gjermanisë

Mesut Ozil ka njoftuar largimin nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Sport

22/07/2018 20:13

Mesfushori i Arsenalit përmes një letre të hapur të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, ka bërë të ditur se ka vendosur të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar.

Ozil është kritikuar shumë për paraqitjet me Gjermaninë në Kupën e Botës në Rusi, ku nuk arritën të kalojnë as fazën e grupeve.

Para se të njoftoi largimin nga Kombëtarja e Gjermanisë, Ozil ka sqaruar edhe takimin e shumë përfolur me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan në muajin maj, për të cilin takim është kritikuar shumë nga mediet gjermane./Lajmi.net/