Zyrtare: Messi vazhdon me Barcelonën

Barcelona ka arritur marrëveshje me sulmuesin Lionel Messi, për vazhdimin e kontratës së tij në Camp Nou. Ylli argjentinas do të bëhet futbollisti më i paguar në botë.

Sport

16/05/2014 13:59

Barcelona ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Lionel Messin, për vazhdimin e kontratës së tij në Camo Nou.

Ylli argjentinas do ta zyrtarizojë kontratën e re me gjigantin katalan brenda javës së ardhshme, para se t’i bashkohet ekipit të Argjentinës në përgatitje për Kampionatin botëror në Brazil.

Marrëveshja e re parasheh përmirësimin e kushteve financiare të kontratës së deritashme dhe Messi do të përfitojë 20 milionë euro në vit, duke u bërë futbollisti më i paguar në botë.

Po ashtu, marrëveshja do të jetë e vlefshme deri në vitin 2019, dhe kështu Barcelona mohon spekulimet se Messi mund të largohet nga Camp Nou.