ZYRTARE: Messi mungon në ndeshjen e madhe

Leo Messi nuk do të jetë sërish pjesë e skuadrës së Argjentinës.

Sport

25/09/2018 07:27

Lionel Messi do të jetë mungesa e madhe e Argjentinës në miqësoren e 16 tetorit në Riyad të Arabisë Saudite ndaj Brazilit.

Lajmi është konfirmuar nga AFA, federata argjentinase e futbollit me Messin që pasi nuk u grumbullua nga trajnerin Scaloni për sfidat miqësore ndaj Guatemalës dhe Kolumbisë nuk do të jetë as ndaj Brazilit dhe as në takimet e nëntorit që do të luajë Argjentina.

Në fakt ka qenë vetë Messi që ka kërkuar të mos grumbullohet në këto takime miqësore në mënyrë që ekipi përfaqësues të provojë sa më shumë elementë të rinj.