ZYRTARE: Messi, lojtari i muajti shtator në LaLiga

Leo Messi ka marr një lajm fantastik.

Sport

17/10/2018 12:47

Leo Messi është shpallur lojtari i muajit shtator nga LaLiga Santander, pasi ka shënuar gjashtë gola.

Ylli argjentinas arriti që me golat e tij, t’i fitoj disa ndeshje Barcelonës, mirëpo duke mos e lënë as që të humbas, përcjell “lajmi.net”.

Barcelona e ka postuar në faqen e tyre se lojtari më i mirë për muajin shtator në LaLiga, është Messi.

Argjentinasi do ta marr çmimin para tifozëve të tyre në ‘Nou Camp’ para ndeshjes mes Barcelonës dhe Sevillës, që do të mbahet të shtunën 20 tetor në orën 20:45. /Lajmi.net/