ZYRTARE: Messi fitues i Topit të Artë për të pestën herë

Lionel Messi e ka fituar Topin e Artë për vitin 2015.

Sport

11/01/2016 19:54

Messi është zgjedhur futbollisti më i mirë në botë për vitin 2015 nga FIFA, përcjell Lajmi.net.

Ai e fitoi këtë çmim për herë të pestë në karrierën e tij, duke e mposhtur konkurrencën e Cristiano Ronaldos dhe Neymarit.

Argjentinasi e fitoi tripletën me Barcelonë në këtë edicion, ndërsa muajin e kaluar edhe Botërorin e Klubeve.