ZYRTARE: Mesfushori i Juventusit në teste mjekësore me rivalin nga Serie A (FOTO)

Tomas Rincon ka filluar testet mjekësore në Torino.

Merkato

11/08/2017 10:29

Tomas Rincon do të largohet sot nga Juventus.

Mesfushori ka filluar testet mjekësore te rivali i qytetit, Torino.

“Gianluca di Marzio” ka publikuar fotografinë e Rincon i cili ka mbërritur për teste mjekësore te skuadra e re, përcjell “lajmi.net”.

Rincon do të nënshkruajë me Torinon në formë të huazimit për 2 milionë euro me mundësi të blerjes pas përfundimit të këtij sezoni për 6 milionë euro të tjera. /Lajmi.net/