ZYRTARE: Merret vendimi nëse do të ketë VAR sezonin tjetër në Premierligë

‘Video Assistant Referee’ apo sistemi VAR nuk do të përdorët në Premierligë as sezonin tjetër.

Sport

13/04/2018 17:02

Klubet e Premierligës sot kanë votuar kundër përdorimit të sistemit VAR në sezonin e ardhshëm.

VAR këtë sezon që po lëmë pas, ka “ndarë” drejtësinë në shumë kampionate, ku ka pasur ndryshime të rezultateve por edhe vendime jo të drejta.

Ishin tifozët e Premierligës që kërkonin implementimin e VAR, por kundër votuan klubet.

VAR do të përdoret në FA Cup dhe Carabao Cup për sezonin e ardhshëm./Lajmi.net/