ZYRTARE: Mërgim Brahimi bëhet me skuadër të re

Mërgim Brahimi është larguar nga skuadra zvicrane, Grasshoppers.

Sport

14/01/2018 18:12

Ish futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës është transferuar në Greqi te skaudra e Panionios.

Klubi i ri i kosovarit është në pozitën e pestë në Superligën e Greqisë me 26 pikë.

Kujtojmë se 25-vjeçari është futbollist i akademisë së Grasshoppers, por për shkak të paraqitjeve të pakta u detyrua të largohet nga Zvicra.

Në karrierën e tij te skuadra zvicerane, Brahimi ka regjistruar 65 paraqitje.

Kujtojmë se Mërgim Brahimit FIFA ia pamundësoi paraqitjet për Përfaqësuesen e Kosovës në kualifikime për Kampionatin Botëror./Lajmi.net/