ZYRTARE: Meha befason me klubin e ri (FOTO)

Alban Meha është kthyer në Turqi dhe ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me Konyasporin.

Sport

25/08/2016 11:57

Brenda dy muajsh Alban Meha ka ndërruar disa herë klub, duke e bërë rrugën Turqi-Arabi Saudite si shëtitje.

Në fund të sezonit të shkuar, që ishte fantastik personalisht dhe për klubin, mesfushori shqiptar vendosi të linte Konyasporin në Turqi, duke shkuar te Al Nasri i Riadit.

Portali nga Konja, konhaber.com, raporton se sot Meha është kthyer në Turqi dhe ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me Konyasporin.

Meha ditë më parë vendosi të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.