Zyrtare: McLaren rikthen Alonson

Fernando Alonso i është bashkuar McLarenit. Spanjolli do të jetë kolegë me britanikun Jenson Button.

Sport

11/12/2014 13:50

McLaren ka rikthyer Fernando Alonson që u largua nga Ferrari, duke e konfirmuar ngasësin Jenson Button për sezonin e ri në Formula 1.

Kevin Magnussen ka përfunduar si ngasës testuar dhe rezervist. Alonso ishte ngasës i McLarenit në stinorin 2007 kur ishte i përfshirë në një rivalitet të ashpër me kolegun e atëhershëm Lewis Hamilton.

Në një komunikatë të McLarenit, spanjolli ka thënë se ekipi e kishte kontaktuar një vit më parë por ai kishte refuzuar ofertën “shumë joshëse”, para se të rikthehej tani.

“Jam duke iu bashkuar këtij projekti me entuaziazëm dhe përkushtim të madh, i vetëdijshëm se nevojitet kohë për të arritur rezultatet që synojmë, mirëpo kjo nuk paraqet problem për mua”, u shpreh Alonso, dy herë kampion i botës.