Zyrtare: Mavraj, lajm i papritur

Mërgim Mavraj duket se i ka ditët e numëruara në klubin e tij, Koln.

Sport

26/04/2016 14:54

Duke iu kthyer janarit, në drejtim të tij mbërritën shumë oferta, si nga Gjermania, ashtu edhe nga Turqia.

Më konkrete ishte ajo e Mynih 1860, që e kërkoi në huazim deri në fund të sezonit, por Kolni tha “jo”, teksa Bursaspor ishte gati që ta blente, por edhe këtë herë, gjermanët vendosën një barrikadë, duke kthyer mbrapsht tentativat e Bursës.

Edhe në Rusi, disa skuadra të mesit të renditjes, bënë një sondazh, por vetëm kaq.

Tani që sezoni po shkon drejt fundit dhe Mavraj ende s’ka rinovuar kontratën që e lidh me Kolnin deri më 30 qershor 2017, interesimi nga skuadra të tjera bëhet edhe më i fortë. “Sport Ekspres” zbulon se këtë herë, skuadra që ka trokitur tek dyert e Kolnit është Besiktasi, i cili zyrtarisht ka bërë një ofertë të barazvlefshme me 3 milionë euro.

Skuadra e Bundesligës dëshiron që ta mbajë dhe, madje, i ka ofruar edhe rinovimin e kontratës.