ZYRTARE: Mascherano nënshkruan me klubin e ri

Javier Mascherano ka konfirmuar marrëveshjen me klubin e ri.

Sport

24/01/2018 10:42

Javier Mascherano është larguar nga Barcelona për t’u zyrtarizuar te klubi kinez Hebei China Fortune.

Ylli argjentinas ka konfirmuar marrëveshjen me klubin e ri, përcjell “lajmi.net”.

Mbrojtësi argjentinas të martën u përshëndet nga Barcelona, e cila i organizoi një ceremoni lamtumire në ambientet e klubit.