ZYRTARE: Mascherano gjashtë javë jashtë fushave

Javier Mascherano do të mbetet gjashtë javë jashtë fushave.

Sport

28/05/2017 16:14

Mbrojtësi argjentinas pësoi një lëndim në fitoren 3:1 të Barcelonës ndaj Alaves, në finalen e Kupës së Mbretit.

Mascherano në minutat të parë të ndeshjes, pati një përplasje me Marcos Llorenten, duke humbur pjesën tjetër të finales.

Pas ekzaminimeve të mjekësore të bëra sot, Barcelona ka njoftuar se Mascherano do të mbetet gjashtë javë jashtë fushave./Lajmi.net/