ZYRTARE: Marouane Fellaini nënshkruan kontratë të re me Unitedin

Marouane Fellaini do të mbetet te Manchester United.

Sport

29/06/2018 16:39

Mesfushori belg që me kombëtaren e tij po merr pjesë në Kupën e Botës në Rusi, ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Unitedin.

Lajmi është konfirmuar në faqen e skuadrës angleze.

Me kontratën e re, Felliani do të jetë pjesë e Manchester United edhe për dy vite, me mundësi vazhdimi për katër vite.

“Më duhet të falënderoj Jose Mourinhon për besimin që ka treguar në mua”, ka deklaruar Fellaini./Lajmi.net/