ZYRTARE: Marco Reus vazhdon kontratën me Dortmundin

Marco Reus do të mbetet pjesë e Borussia Dortmundit.

Sport

09/03/2018 17:34

Reprezentuesi gjerman ka shuar gjitha spekulimet rreth së ardhmes së tij, duke nënshkruar kontratë të re me skuadrën gjermane.

Borussia Dortmund në faqen zyrtare të klubit, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Reusin për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2023.

Reus 28 vjeçar, është pjesë e Dortmundit që nga viti 2012, ku në 129 paraqitje ka shënuar 59 gola.

Për Reus, interesim kanë shprehur Milani, Tottenhami dhe Liverpooli./Lajmi.net/

rrr