ZYRTARE: Marcelo nënshkruan me klubin e madh nga Liga e Kampionëve (FOTO)

Marcelo ka konfirmuar të ardhmen e tij në Real Madrid.

Sport

13/09/2017 14:50

Real Madrid ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes për vazhdimin e kontratës me mbrojtësin Marcelo.

Ylli brazilian ishte i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2020, kurse tani ka konfirmuar të ardhmen e tij në Real Madrid deri më 2022, përcjell “lajmi.net”.

Të enjten në ora 14:00, Marcelo do të paraqitet në konferencë për media për ta zyrtarizuar nënshkrimin e kontratës së re në Santiago Bernabeu. /Lajmi.net/