Zyrtare: Manquillo rikthehet te Atletico Madridi

Mbrojtësi i Atletico Madridit i cili ishte i huazuar te Liverpoolit, Javi Manquillo tashmë është kthyer te skuadra spanjolle.

Sport

07/07/2015 23:38

Liverpooli dhe Atletico Madridi kanë arritur marrëveshje për të ndërprerë huazimin dy vjeçar të lojtarit te skuadra spanjolle.

Skuadra e Atletico Madridit ka thënë se 21 vjeçari nuk ka luajtur shumë ndeshje te Liverpooli në sezonin e fundit.

Dhe, Liverpooli ka pranuar se ai nuk do të luaj shumë ndeshje as në szeonin 2015-16, dhe kështu ai është rikthyer te Atletico Madridi.