Zyrtare: Mandzukic transferohet te Juventusi

Juventusi tashmë ka konfirmuar në mënyrë zyrtare se ka arritur marrëveshje për të transferuar sulmuesin e Atletico Madridit, Mario Mandzukicin.

Sport

22/06/2015 18:42

Mario Mandzukic zbarkoi dje në Torino, teksa sot në mëngjes kreu testet mjekësore me skuadrën e Juventusit.

Dhe, vetëm disa minuta më parë, Biankonerët nëpërmjet një komunikate zyrtare të lëshuar për media, ka konfirmuar transferimin e Mandzukicit.

“Juventusi dëshiron të zyrtarizojë marrëveshjen me Atletico Madridin për të transferuar lojtarin me emrin Mario Mandzukic, për një shumë prej 19 milionë euro, që do të paguhen në tre faza”.

“7 milionë euro do të paguhen më 1 gusht 2015, 6 milionë euro më 6 gusht 2016 dhe 6 milionë euro tjera do të paguhen në 10 gusht 2017”.

“Vlera e lojtarit mund të rritet edhe për 2 milionë euro tjera, të cilat do të bazohen me të arriturat e lojtarit për kohën sa do të kalojë te Juventusi. Mandzukic ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me ne”, ishte komunikata zyrtare e lëshuar nga skuadra e Juventusit për media.