ZYRTARE: Manchester United luan pa Pogban ndaj Manchester Cityt

Manchester United nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit Paul Pogba në derbin ndaj Manchester Cityt.

Sport

04/12/2017 17:06

Mesfushori francez është ndëshkuar me karton të kuq në fitoren 1:3 të Unitedit në stadiumin ‘Emirates’ ndaj Arsenalit.

Skuadra nga ‘Old Trafford’ ka vendosur të mos e apelojë kartonin e kuq ndaj mesfushorit të tyre.

Kjo vërteton se Unitedit i duhet t’i bëjë llogaritë pa Pogban ndaj Manchester Cityt të dielën në ‘Old Trafford’ duke filluar nga ora 17:30./Lajmi.net/