ZYRTARE: Manaj largohet nga Pescara, nënshkruan me klubin e ‘shqiptarëve’ (FOTO)

Rey Manaj ka një klub të ri.

Merkato

18/01/2017 13:19

Inter ka zyrtarizuar huazimin e sulmuesit Rey Manaj në Pisa.

Reprezentuesi shqiptar u largua nga Pescara duke iu bashkuar klubit ku gjenden Samir Ujkani e Edgar Çani, përcjell “lajmi.net”.

“Inter konfirmon rikthimin e Rey Manaj nga huazimi në Pescara. Po ashtu, komunikon transferimin e tij në formë të huazimit deri më 30 qershor 2017 në Pisa, me të drejtë të blerjes dhe rikthimit”, shkruan në komunikatën e Interit. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6