ZYRTARE: Man Utd zgjedh trajnerin e ri

Manchester United e ka emëruar trajnerin e ri.

Merkato

19/12/2018 10:31

Manchester United e ka gjetur trajnerin e ri, pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

‘Djajtë e Kuq’ kanë bërë me dije se Ole Gunnar Solskjaer do të jetë trajneri i tyre deri në fund të sezonit, përcjell “lajmi.net”.

“Konfirmojmë se Ole Gunnar Solskjaer është bërë trajneri ynë i ri deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftimin e Manchester United.

“Ai do të bashkohet me Mike Phelan si trajneri i parë i skuadrës, së bashku me Michael Carrick dhe Kieran McKenna”, thuhet më tej. /Lajmi.net/