ZYRTARE: Maldini rikthehet te Milani

Paolo Maldini edhe zyrtarisht është rikthyer te Milani.

Sport

05/08/2018 16:12

Legjenda e rosonerëve është rikthyer në ekipin e zemrës, tani për të marrë një rol drejtues.

Skuadra e Milanit përmes një reagimi zyrtar ka njoftuar rikthimin e Paolo Maldinit.

Në njoftimin e Milanit thuhet se Maldini do të jetë drejtor për strategji në zhvillimin e sportit.

Kujtojmë se Maldini gjithë karrierën e ka kaluar në fanellën e Milanit, duke qenë lojtari më i madh në histori të klubit./Lajmi.net/