ZYRTARE: Malaga – Barcelona, mungon Messi

Lionel Messi nuk do të luajë ndaj Malagas për arsye personale.

Sport

10/03/2018 10:42

Lionel Messi do të mungojë në ekipin e Barcelonës për ndeshjen e sotme ndaj Malagas në La Ligë.

Klubi katalan ka njoftuar se sulmuesi argjentinas – i ftuar fillimisht për duelin e ri – nuk do të jetë në dispozicion për shkak të arsyeve personale.

Në vend të tij, në skuadër është ftuar mbrojtësi Yerry Mina, përcjell “lajmi.net”.

Barcelona është mysafire e Malagas sonte me fillim nga ora 20:45. /Lajmi.net/